Ditën e mërkurë, moti në Kosovë do të jetë kryesisht me diell dhe i nxehtë, me temperatura që luhaten nga 12 deri në 32 gradë Celsius. Reshje nuk parashikohen, ndërsa kalime të lehta vranësirash të shtresave të larta atmosferike mund të shfaqen gjatë ditës.
Edhe në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi pritet mot kryesisht me diell, me kalime të vranësirave të larta dhe pa reshje.