Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kurti përkujton Azem Beqirin në 20-vjetorin e vdekjes: “U kujtoftë dhe u nderoftë nga brezat dhe historia”

Qendra Info by Qendra Info
27/08/2025
in Lajme
0
Kurti përkujton Azem Beqirin në 20-vjetorin e vdekjes: “U kujtoftë dhe u nderoftë nga brezat dhe historia”
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në orën përkujtimore kushtuar 20-vjetorit të vdekjes së Azem Beqirit, aktivist dhe i burgosur politik, e cila u mbajt në Institutin Albanologjik të Prishtinës.

Në fjalën e tij, Kurti e vendosi veprimtarinë e Beqirit në kontekstin e shekullit XX, të cilin e quajti “shekulli i luftërave ballkanike dhe dy luftërave botërore”, periudhë ku shqiptarët u përballën me regjime diktatoriale, fashiste e gjenocidale dhe luftuan pareshtur për liri.

Kryeministri kujtoi se Azem Beqiri, në moshën 24-vjeçare, u angazhua në Lëvizjen Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve (LRBSH), të udhëhequr nga Adem Demaçi, ku së bashku me shumë veprimtarë të tjerë u arrestua më 1964 dhe u dënua me 10 vjet burg. “Edhe pas daljes nga burgu, ai punoi edhe më shumë se më parë. Ai gjithmonë gjente mënyra të reja për t’u angazhuar dhe për të vazhduar aktivitetin politik,” tha Kurti.

Duke folur për represionin ndaj shqiptarëve në Jugosllavi, Kurti theksoi se mijëra aktivistë u dënuan në procese gjyqësore politike, duke e bërë rininë shqiptare njërën nga grupet më të përndjekura etnike në Evropë.

Ai shtoi se kishte pasur rastin të punonte pranë Adem Demaçit si sekretar kur ky ishte përfaqësues i përgjithshëm politik i UÇK-së, gjë që i kishte mundësuar të njihte më nga afër shumë aktivistë dhe ish-të burgosur politikë.

“U kujtoftë dhe u nderoftë Azem Beqiri, si nga brezat që e kanë njohur dhe kanë dëgjuar për të, ashtu edhe nga historia,” përfundoi kryeministri Kurti.

Related

Previous Post

Pas dorëheqjes së Liburn Aliut, Përparim Rama i shpreh mirënjohje dhe uron suksese

Next Post

Ekzaminimet e syve mund të zbulojnë shenjat e hershme të Alzheimerit, vite para humbjes së kujtesës

Next Post
Ekzaminimet e syve mund të zbulojnë shenjat e hershme të Alzheimerit, vite para humbjes së kujtesës

Ekzaminimet e syve mund të zbulojnë shenjat e hershme të Alzheimerit, vite para humbjes së kujtesës

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.