Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) njofton se deri sot janë pranuar gjithsej 183,226 aplikime për furnizim me tekste shkollore dhe materiale mësimore përmes platformës e-Kosova. Të gjitha aplikimet po verifikohen nga koordinatorët e shkollave dhe Drejtoritë Komunale të Arsimit (DKA).
Sot kanë filluar pagesat e para, ku janë ekzekutuar 9,634,000 euro për 120,425 aplikues. Procesi i aplikimit mbetet i hapur për të siguruar përfshirjen e të gjithë nxënësve, në mënyrë që asnjë student të mos mbetet pa materialet e nevojshme për vitin shkollor të ardhshëm.
Për çdo vështirësi teknike gjatë aplikimit, qytetarët mund të kontaktojnë MAShTI-n në numrat +383 (0)38 200 65 058, +383 45 834 248 ose në adresën elektronike libri@rks-gov.net. Ministria siguron se të gjitha rastet do të trajtohen me prioritet dhe do të ofrohet mbështetja e nevojshme për përfituesit.