Instituti Hidrometeorologjik ka parashikuar që e Enjtja në Kosovë do të jetë nën ndikimin e motit të nxehtë veror, me diell dhe temperatura të larta. Minimalja pritet të zbresë deri në 13 gradë Celsius, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 34 gradë Celsius.
Edhe në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe Malin e Zi parashikohet mot i qëndrueshëm, me diell dhe vapë intensive verore, duke sjellë një ditë tipike të nxehtë gushti për të gjithë rajonin.