Kosova pritet të përjetojë një përmirësim të dukshëm të motit të dielën, me intervale të gjata me diell dhe vranësira lokale. Megjithatë, ekziston ende mundësia për zhvillimin e ndonjë rrebeshi lokal shiu, të shoqëruar me vetëtima dhe bubullimë. Temperaturat maksimale pritet të ngjiten deri në 28°C në zonën e Dukagjinit.
Në Shqipëri, e diela do të nisë me mot më të qetë që nga paraditja, duke sjellë periudha me diell, vranësira kalimtare dhe në disa zona edhe reshje të dobëta lokale shiu.
Ndërkohë, në Maqedoninë e Veriut priten stuhi kalimtare gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit, ndërsa gjatë ditës moti do të stabilizohet me diell dhe vranësira lokale, por nuk përjashtohet mundësia për reshje të izoluara.