Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar se forcat e tij janë duke planifikuar sulme të reja në brendësi të territorit rus, si pjesë e strategjisë mbrojtëse kundër ofensivës së Moskës.
Në një postim në platformën X, pas një takimi me komandantin e forcave të armatosura, gjeneralin Oleksandr Syrsky, Zelensky tha:
“Do të vazhdojmë operacionet tona aktive, ashtu siç kërkohet për mbrojtjen e Ukrainës. Forcat dhe burimet janë të përgatitura. Janë planifikuar gjithashtu goditje të reja në thellësi.”
Deklarata e tij vjen në një moment kur tensionet në vijën e frontit janë përshkallëzuar, ndërsa Ukraina po përpiqet të synojë objektiva ushtarake dhe logjistike brenda Rusisë, me qëllim të ndalimit të avancimeve të trupave ruse.