Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Rama në Forumin e Bledit: “Shqipëria besnike ndaj BE-së, Europa duhet të bëhet Shtetet e Bashkuara të Europës ose do shpërbëhet”

Qendra Info by Qendra Info
01/09/2025
in Lajme
0
Rama në Forumin e Bledit: “Shqipëria besnike ndaj BE-së, Europa duhet të bëhet Shtetet e Bashkuara të Europës ose do shpërbëhet”
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka marrë pjesë në edicionin e 20-të të Forumit Strategjik të Bledit në Slloveni, ku ka përsëritur edhe një herë se Shqipëria mbetet besnike në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Në fjalën e tij, Rama deklaroi se Shqipëria nuk e ka vënë kurrë në dyshim orientimin europian dhe politikën e jashtme të harmonizuar me atë të BE-së.

“Besnikëria jonë nuk është kurrë në dyshim. Kur themi që jemi me Europën, jemi me të deri në fund. Politika jonë e jashtme është 100% e harmonizuar me atë të BE-së, dhe asnjëherë nuk jemi lëkundur”, u shpreh Rama.

Kryeministri shqiptar citoi se edhe përfaqësuesja e lartë e BE-së, Marta Kos, mbështet anëtarësimin e Shqipërisë, duke shtuar se tashmë mbetet të bien dakord edhe vendet e tjera anëtare.

Europa, një “pacient me 27 mjekë patologë”
Rama e krahasoi Bashkimin Europian me një pacient, ndërsa vendet anëtare me mjekë patologë që duhet të specializohen për të zgjidhur problemet.

“Problemi nuk është që Europa është bashkim, por që bashkimi duhet të jetë më i fortë. Në të kundërt, rënia është e pashmangshme”, tha ai.

Europa në udhëkryq: forcim apo shpërbërje
Duke e parë BE-në në një moment vendimtar, Rama theksoi se ajo duhet të thellojë bashkimin duke u shndërruar në Shtetet e Bashkuara të Europës, ose rrezikon të shpërbëhet në “copa satelitësh”.

“Europa duhet të zgjedhë: do bëhet më e fortë apo do ndahet në pjesë që kërkojnë kujt satelit t’i përkasin, sepse vetëm e ndarë nuk ka të ardhme”, tha Rama.

Thirrje për më shumë hapje ndaj botës
Rama u bëri thirrje vendeve europiane të mos mbyllen ndaj shteteve që mendojnë ndryshe.

“Nëse e kushtëzojmë miqësinë me ngjashmëri, rrezikojmë të humbasim më shumë. Europa duhet të jetë një udhëkryq ku kalojnë të gjithë – miqësia duhet të vijë përpara aleancës strategjike”, shtoi kryeministri shqiptar.

Related

Previous Post

Arrestohet në Prizren një i dënuar me mbi 4 vite burg për vjedhje grabitqare

Next Post

Kurti në Ulpiana Fest: “Gjetjet arkeologjike na bashkojnë të gjithëve”

Next Post
Kurti në Ulpiana Fest: “Gjetjet arkeologjike na bashkojnë të gjithëve”

Kurti në Ulpiana Fest: “Gjetjet arkeologjike na bashkojnë të gjithëve”

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.