Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Gjenerali Barduani pret Presidenten Osmani, diskutohet siguria dhe stabiliteti në Kosovë

Qendra Info by Qendra Info
01/09/2025
in Lajme
0
Gjenerali Barduani pret Presidenten Osmani, diskutohet siguria dhe stabiliteti në Kosovë
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Komandanti i Forcës së NATO-s në Kosovë (KFOR), Gjeneral Major Enrico Barduani, ka pritur sot Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në selinë e KFOR-it në Kampin Film City, në Prishtinë.

Takimi u fokusua në gjendjen e sigurisë, stabilitetin rajonal dhe bashkëpunimin mes KFOR-it dhe institucioneve vendore. Gjenerali Barduani theksoi rëndësinë e komunikimit të rregullt me autoritetet e Kosovës dhe uroi për një zgjidhje të shpejtë të ngërçit parlamentar.

KFOR-i vijon zbatimin e mandatit të tij, të bazuar në Rezolutën 1244 të KS të OKB-së, për garantimin e një mjedisi të sigurt dhe lirisë së lëvizjes për të gjithë qytetarët, duke bashkëpunuar ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in.

Related

Previous Post

Ministri gjerman i Mbrojtjes kundërshton planin e von der Leyen për dërgimin e trupave të BE-së në Ukrainë

Next Post

Gjykata Supreme reagon ndaj deklaratave të anëtarit të KQZ-së nga Vetëvendosje

Next Post
Gjykata Supreme reagon ndaj deklaratave të anëtarit të KQZ-së nga Vetëvendosje

Gjykata Supreme reagon ndaj deklaratave të anëtarit të KQZ-së nga Vetëvendosje

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.