Kosova të martën do të përjetojë mot tipik veror, me diell dhe temperatura të larta. Sipas parashikimeve meteorologjike, termometri do të shënojë nga 14°C në orët e mëngjesit deri në 34°C gjatë ditës, duke sjellë një ditë të nxehtë dhe të qëndrueshme.
Edhe në vendet e rajonit – Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe Malin e Zi – e Marta do të karakterizohet nga moti i kthjellët, pa reshje dhe me temperatura të larta, duke sjellë stabilitet atmosferik dhe kushte tipike të verës së vonë.
Meteorologët parashohin që këto kushte të favorshme të mbeten stabile edhe në ditët në vijim.