Policia e Kosovës njofton opinionin publik dhe pjesëmarrësit në trafik se, në kuadër të organizimit të garave ndërkombëtare të çiklizmit “TOUR OF KOSOVO 2025”, të cilat do të mbahen nga data 4 deri më 6 shtator 2025, do të ketë ndërprerje dhe ngadalësime të përkohshme të qarkullimit në disa segmente rrugore në mbarë vendin.
Kjo garë organizohet nga Federata e Çiklizmit e Kosovës, me miratimin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Në vijim, gjeni detajet e etapave të garës dhe rrugët që do të preken:
Etapa I – E enjte, 04 shtator 2025 | Ora 12:00 – 15:00
Itinerari:
Autostrada Veternik – Bresje – Komoran – Gjergjicë – Malishevë – Duhël – Suharekë – Prizren Veri – Prizren Jug – Vërmicë (kthimi) – Prizren Jug – Prizren Veri – Suharekë – Duhël – Malishevë
Përfundimi: Kilometri i 52-të i autostradës, dalje në Malishevë
Etapa II – E premte, 05 shtator 2025 | Ora 11:00 – 15:00
Itinerari:
Pika Kufitare Vërmicë – Prizren Jug – Prizren Veri – Suharekë – Duhël – Malishevë – Gjergjicë – Komoran – Fushë Kosovë – Uglarë – Lipjan – Babush – Bibaj – Kaçanik – Hani i Elezit
Përfundimi: Hani i Elezit
Etapa III – E shtunë, 06 shtator 2025 | Ora 11:00 – 15:00
Itinerari:
Hani i Elezit – Kaçanik – Bibaj – Babush – Lipjan – Uglarë – Bresje – Sllatinë – Komoran – Gjergjicë – Malishevë – Duhël – Suharekë – Prizren Veri – Prizren Jug – Zhur – Vërmicë (kthimi) – Prizren Jug –
📍 Përfundimi: Kilometri i 10-të i autostradës në Vlashnje, ku do të mbahet edhe ceremonia përmbyllëse e garës.
KËRKESË PËR KUJDES NË TRAFIK
Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik që, gjatë zhvillimit të garave, të kenë kujdës të shtuar, të respektojnë udhëzimet e policisë dhe organizatorëve dhe, nëse është e mundur, të shfrytëzojnë rrugë alternative për të shmangur vonesat.
Ndërprerjet do të jenë të përkohshme, në përputhje me lëvizjen e garuesve në secilën etapë.
Për çdo informacion shtesë, qytetarët mund të ndjekin njoftimet zyrtare të Policisë së Kosovës dhe Federatës së Çiklizmit të Kosovës.