Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Trump paralajmëron bisedime të reja për luftën në Ukrainë, pas dështimit të takimit me Putinin

Qendra Info by Qendra Info
04/09/2025
in Lajme
0
“Bloomberg”: Trump falënderon Kosovën për pranimin e të deportuarve nga SHBA

WASHINGTON, DC - JANUARY 21: U.S. President Donald Trump speaks during a news conference in the Roosevelt Room of the White House on January 21, 2025 in Washington, DC. Trump announced an investment in artificial intelligence (AI) infrastructure and took questions on a range of topics including his presidential pardons of Jan. 6 defendants, the war in Ukraine, cryptocurrencies and other topics. (Photo by Andrew Harnik/Getty Images)

0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka bërë të ditur se në ditët e ardhshme pritet të zhvillojë bisedime të reja për luftën në Ukrainë. Deklarata e tij vjen pas dështimit të përpjekjeve diplomatike në takimin me presidentin rus, Vladimir Putin, të mbajtur më 15 gusht në Alaskë.

Sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë, Trump do të zhvillojë të enjten një telefonatë me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, për të rifilluar përpjekjet drejt një zgjidhjeje diplomatike që synon t’i japë fund konfliktit të nisur në shkurt të vitit 2022.

Trump, i cili që nga marrja e detyrës në janar ka premtuar përfundimin e shpejtë të luftës, shprehu zhgënjim për mungesën e progresit. Ai theksoi se nuk ka një mesazh të ri për homologun rus, duke deklaruar:

“Ai e di qëndrimin tim dhe do të marrë një vendim. Nëse do jemi të kënaqur me të, mirë. Nëse jo, ju do të shihni çfarë do të ndodhë”.

Ndërkohë, presidenca franceze ka konfirmuar se disa liderë evropianë, përfshirë Emmanuel Macron dhe Zelensky, do të zhvillojnë të enjten pasdite një telefonatë me Trumpin. Ky komunikim është pjesë e një takimi kryesisht virtual me rreth 30 vende, të organizuar nga Franca, ku pritet të diskutohet mbi garancitë e sigurisë për Ukrainën pas një marrëveshjeje të mundshme paqeje me Rusinë.

Në këtë takim, liderët evropianë pritet të dënojnë mungesën e gatishmërisë së Moskës për të hyrë në negociata serioze për paqe, pasi Rusia deri më tani nuk ka treguar interes për t’i dhënë fund konfliktit.

Related

Previous Post

E enjtja sjell mot të paqëndrueshëm në Kosovë, reshje lokale dhe intervale me diell

Next Post

Trump i kërkon Gjykatës Supreme të përshpejtojë shqyrtimin e çështjes së tarifave

Next Post
Trump i kërkon Gjykatës Supreme të përshpejtojë shqyrtimin e çështjes së tarifave

Trump i kërkon Gjykatës Supreme të përshpejtojë shqyrtimin e çështjes së tarifave

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.