E premte në Kosovë pritet të mbajë mot stabil, me diell dhe vranësira të pakta lokale. Pas disa ditësh më të freskëta, temperaturat do të rriten ndjeshëm, duke sjellë rikthimin e vapës verore në tërë territorin.
Sipas parashikimeve, temperaturat minimale do të zbresin deri në 10°C, ndërsa maksimalet do të ngjiten nga 28°C deri në 32°C.
Kushtet e ngjashme atmosferike do të mbizotërojnë edhe në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi, ku pritet mot kryesisht me diell dhe stabil, shoqëruar me rritje të lehtë të temperaturave.