Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kroaci: Arrestimi i dyshuar për spiunazh, përfshihet edhe Kosova – A u rrezikua siguria kombëtare?

Qendra Info by Qendra Info
05/09/2025
in Lajme
0
Kroaci: Arrestimi i dyshuar për spiunazh, përfshihet edhe Kosova – A u rrezikua siguria kombëtare?
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Rasti i arrestimit të dy personave në Kroaci mbi dyshimet për spiunazh për Serbinë vazhdon të ngrejë pikëpyetje të shumta, përfshirë ndikimin e mundshëm në sigurinë kombëtare të Kosovës.

Në mesin e të arrestuarve është një pilot kroat, i identifikuar si J.I., i cili kishte shërbyer në misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë – KFOR. Ai dyshohet se ka ndarë me të dashurën e tij, A.M., nga Mitrovica e Veriut, të dhëna të ndjeshme që më pas dyshohet se i janë përcjellë Listës Serbe. Kjo e fundit, e mbështetur nga Beogradi, ka mohuar çdo lidhje me rastin.

Sipas mediave kroate, përfshirë Slobodna Dalmacija, hetuesit gjetën komunikime komprometuese në telefonat e të dyshuarve, duke shtuar dyshimet për spiunazh ndërkombëtar. Të dyshuarit ndodhen në paraburgim, ndërsa hetimet po zhvillohen nën masa të rrepta sekreti.

Reagimet dhe shqetësimet për Kosovën

Rasti ka ngritur pyetje të rëndësishme mbi sigurinë kombëtare të Kosovës. Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka dhënë përgjigje për ndikimin e mundshëm, por njohës të sigurisë e kanë quajtur ngjarjen alarmante.

Jeta Loshaj, nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), tha për Radion Evropa e Lirë se nuk ka të dhëna se janë komprometuar informacione kritike, por theksoi se tentativat e shërbimeve serbe dhe ruse për të depërtuar në strukturat e sigurisë janë të vazhdueshme.

Në anën tjetër, eksperti i sigurisë Burim Ramadani paralajmëroi se spiunazhi nga shtete armiqësore është një rrezik serioz dhe i vazhdueshëm:

“Ky është shembull i luftës së ashpër që Kosova përballet përmes inteligjencës armiqësore serbe e ruse. Rasti tregon edhe përpjekjet për depërtim në NATO”, tha ai.

“Luftë e hapur spiunazhi me NATO-n”

Ekspertët shohin këtë rast si pjesë të një përpjekjeje më të gjerë të Serbisë për të testuar sistemet e sigurisë së Kosovës dhe të NATO-s. Ata paralajmërojnë se informacione të ndjeshme mund të jenë transferuar edhe te Rusia, duke e lidhur çështjen me rivalitetet gjeopolitike globale.

Autoritetet kroate, megjithatë, kanë theksuar se reputacioni i ushtrisë kroate është dëmtuar, por jo edhe siguria kombëtare, pasi piloti i arrestuar nuk kishte qasje në të gjitha informacionet e klasifikuara.

Ndërkohë, Kosova ka shprehur gatishmëri për bashkëpunim me Kroacinë. Prokuroria Speciale në Prishtinë i është drejtuar Zagrebit për prova kundër A.M., e cila më herët kishte punuar edhe në misionin e EULEX-it.

Pas publikimit të rastit, Policia e Kosovës ka bastisur shtëpinë e saj në Mitrovicë të Veriut, ku janë gjetur sprej, gëzhoja dhe fishekë.

NATO reagon

NATO ka deklaruar se i merr me seriozitet akuzat dhe se siguria e personelit dhe integriteti i informacionit të klasifikuar mbeten prioriteti kryesor i aleancës.

Në KFOR aktualisht shërbejnë rreth 4.800 trupa, prej të cilëve 152 janë nga Kroacia.

Related

Previous Post

Zelensky refuzon takimin në Moskë

Next Post

Eurodeputetët paralajmërojnë: Orbán mund të shfrytëzojë boshllëqet ligjore për të marrë miliarda nga fondet e ngrira të BE-së

Next Post
Eurodeputetët paralajmërojnë: Orbán mund të shfrytëzojë boshllëqet ligjore për të marrë miliarda nga fondet e ngrira të BE-së

Eurodeputetët paralajmërojnë: Orbán mund të shfrytëzojë boshllëqet ligjore për të marrë miliarda nga fondet e ngrira të BE-së

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.