Policia e Kosovës ka nisur sot aktivitetet e shumta për shënimin e 26-vjetorit të themelimit, të cilat do të zhvillohen gjatë dy ditëve në vijim dhe do të kulmojnë me ceremoninë qendrore më 6 shtator.
Në kuadër të festimeve janë planifikuar gara sportive, aktivitete me fëmijë dhe të rinj, si dhe hapja e dyerve të stacioneve policore për qytetarët. Në ceremoninë qendrore, që do të mbahet në selinë e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, pritet pjesëmarrja e personaliteteve të larta shtetërore, drejtuesve të Policisë së Kosovës, përfaqësuesve vendorë dhe ndërkombëtarë.
Agjenda e aktiviteteve:
E premte, 5 shtator 2025
-
Aktivitetet e Policisë në Bashkësi me fëmijë dhe të rinj, me pjesëmarrje edhe të njësive speciale
Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë
09:00 – 13:00 -
Porta e Hapur në Drejtoritë Rajonale dhe stacionet policore për qytetarët
10:00 – 14:00 -
Ndeshje volejbolli mes Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shtetit (Shqipëri)
Salla e Sporteve, Pallati i Rinisë, Prishtinë
12:15
E shtunë, 6 shtator 2025
-
Ceremonia qendrore e 26-vjetorit të Policisë së Kosovës
Drejtoria e Përgjithshme e PK-së
19:00
Policia e Kosovës ka ftuar mediat që të marrin pjesë dhe të përcjellin nga afër aktivitetet festive.