Policia rajonale e Ferizajt ka njoftuar se në dy raste të ndara ka arrestuar dy persona të kërkuar me urdhëresë gjyqësore.
Më 4 shtator 2025, rreth orës 06:00, njësiti policor i Kaçanikut ka arrestuar në fshatin Dubravë personin B.K. (24 vjeç). Ai ishte në kërkim me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për 23 ditë burg ose pagesë gjobe prej 460 euro. Pas kryerjes së pagesës, i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.
Ndërsa më 5 shtator 2025, rreth orës 01:20, gjatë patrullimit në udhëkryqin mes fshatrave Balaj dhe Lloshkobare, policët e Ferizajt kanë ndaluar për kontroll një veturë. Gjatë verifikimit, është konstatuar se një nga pasagjerët, A.E. (29 vjeç), ishte në kërkim me urdhëresë aktive të Gjykatës Themelore në Ferizaj për vuajtje dënimi me burg prej 10 ditësh. Pas procedurave të nevojshme, ai është dërguar për vuajtje të dënimit.
Policia ka bërë të ditur se do të vazhdojë me zbatimin e urdhëresave gjyqësore për kapjen dhe arrestimin e personave të shpallur në kërkim.