Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Lumir Abdixhiku:“Padituria kushton, shteti po mbahet peng”

Qendra Info by Qendra Info
05/09/2025
in Lajme
0
Abdixhiku: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është fitore për Kushtetutën dhe qytetarët
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar ashpër pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e procedurave të formimit të Qeverisë, duke e cilësuar këtë situatë si një tjetër bllokadë që po e paralizon vendin.

Në komunikatën e publikuar, LDK thotë se Kosova ka humbur edhe 30 ditë të tjera pa institucione funksionale, pa ligje dhe pa projekte që ecin përpara. “Një shtet i tërë i bllokuar për një pozitë të parëndësishme partiake në Kuvendin e Kosovës. Padituria kushton,” theksohet në reagim.

Sipas LDK-së, kjo krizë është pasojë e “popullizmit dhe shkeljes së Kushtetutës 48 herë rresht nga ata që nuk e kanë për synim shtetin, por vetëm karrigen dhe kauzën elektorale”. Partia kritikon ashpër kundërshtarët politikë, duke i akuzuar për mungesë idesh dhe përballje me skandale korruptive.

“LDK është e saktë sepse e kupton shtetin. Çdo pozicion i yni që nga shkurti e deri më sot ka qenë me kuptim shtetar dhe kushtetues. Përballja me popullizmin nuk është e lehtë, por mbetet e paalternativë. Besimi ynë në Republikë dhe demokraci do të na udhëheqë,” thuhet më tej në komunikatë.

LDK përmbyll reagimin me një mesazh politik të qartë: “Koha e shkatërruesve të shtetit duhet dhe po mbaron.”

Related

Previous Post

Gjykata Kushtetuese bllokon formimin e Qeverisë deri më 30 shtator

Next Post

Ekskluzive: Paraburgosen dy nipa të familjes Gërbeshi, njëri po dyshohet se rrahu Liridon Osmanin (Emrat)

Next Post
Ekskluzive: Paraburgosen dy nipa të familjes Gërbeshi, njëri po dyshohet se rrahu Liridon Osmanin (Emrat)

Ekskluzive: Paraburgosen dy nipa të familjes Gërbeshi, njëri po dyshohet se rrahu Liridon Osmanin (Emrat)

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.