Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

VETËVENDOSJE kritikon vendimin e Gjykatës Kushtetuese: “Pezullimi i Kuvendit për 25 ditë është diktat në favor të Listës Serbe”

Qendra Info by Qendra Info
05/09/2025
in Lajme
0
VETËVENDOSJE kritikon vendimin e Gjykatës Kushtetuese: “Pezullimi i Kuvendit për 25 ditë është diktat në favor të Listës Serbe”
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Lëvizja VETËVENDOSJE! ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar për 25 ditë punën e Kuvendit të Kosovës, si pjesë e një mase të përkohshme lidhur me ankesën e Listës Serbe.

Në reagimin e saj, VV ka vlerësuar se ky vendim përbën një “ndalim të padrejtë” të funksionimit të 120 deputetëve dhe bie ndesh me parimet e funksionalizimit të Kuvendit, si një nga institucionet më të rëndësishme të shtetit.

“Gjykata Kushtetuese që në krye të herës ka mbajtur anë duke marrë këtë vendim sot. Ndalimi i punës së Kuvendit është në kundërshtim të plotë me parimet e demokracisë,” thuhet në deklaratën e VV-së.

Sipas lëvizjes, ky vendim ka ardhur si pasojë e faktit që Lista Serbe nuk ka arritur të sigurojë votat e nevojshme për postin e nënkryetarit të Kuvendit, ndërsa pezullimi i punës parlamentare po e çon procesin e konstituimit në 112 ditë pritje, që nga 15 prilli kur nisi procedura.

VV ka kritikuar edhe mënyrën e arsyetimit të Gjykatës, duke thënë se në dokumentin 15 faqesh është theksuar disa herë pretendimi i Listës Serbe për “ekskluzivitet” në propozimin dhe zgjedhjen e nënkryetarit, gjë që, sipas VV-së, “nuk është e paraparë në Kushtetutë dhe bie ndesh me frymën e organizimit të shtetit të Kosovës”.

“Çdo interpretim i tillë do të ngurtësonte një të drejtë vetoje nga Lista Serbe, gjë që nuk i takon asaj e as ndonjë partie tjetër me vende të rezervuara,” thekson më tej deklarata.

Related

Previous Post

Prokuroria, Policia dhe Inspektorati i Punës ndërmarrin aksion në 20 lokacione – mbyllen shtatë vendpunime

Next Post

PAMJE/”Dardanët” zbarkojnë në St. Jakob-Park

Next Post
PAMJE/”Dardanët” zbarkojnë në St. Jakob-Park

PAMJE/”Dardanët” zbarkojnë në St. Jakob-Park

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.