Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kadri Kryeziu: Vendimi i Kushtetueses ka pasoja të pariparueshme për Kosovën

Qendra Info by Qendra Info
06/09/2025
in Lajme
0
Kadri Kryeziu: Vendimi i Kushtetueses ka pasoja të pariparueshme për Kosovën
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

 Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka reaguar pas vendimit të sotëm të Kushtetueses për vendosjen e masës së përkohshme ndaj Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar atë si vendim me pasoja serioze dhe të pakthyeshme.

Në një deklaratë për Klan Kosova, Kryeziu u shpreh se ky vendim prodhon efekte të pariparueshme, jo vetëm për këtë legjislaturë, por edhe për të ardhshmet.

“Masa e përkohshme e vendosur sot nga Gjykata Kushtetuese prodhon efektet e pariparueshme për institucionet dhe për shoqërinë e Kosovës. Në këtë kontekst, konsideroj që gjyqtarët nuk kanë marrë parasysh interesin kombëtar dhe shtetëror, duke u ngutur për të vendosur një masë e cila do të ndikojë negativisht në funksionimin e Kuvendit”, tha ai.

Kryeziu paralajmëroi se efekti kryesor i këtij vendimi është krijimi i një situate ku një përfaqësues i minoritetit serb mund të bllokojë procesin e konstituimit të Parlamentit.

“Sot kemi ardhur në një pikë ku një minoritet, me një udhëzim administrativ, mund të ushtrojë një lloj vetoje politike dhe diplomatike, duke bojkotuara ose mosmarrë pjesë në seanca, çka e bën të pamundur konstituimin e Kuvendit pa përfshirjen e tyre”, theksoi Kryeziu.

Ai shtoi se një qasje e tillë cenon rendin kushtetues dhe krijon një precedent të rrezikshëm për funksionimin e institucioneve të Kosovës.

Related

Previous Post

Blerim Sallahu reagon për krizën institucionale: Kushtetuesja ka dy zgjidhje

Next Post

BE ngre alarmin: Specat shqiptare me 3 lloje pesticidesh të rrezikshme

Next Post
BE ngre alarmin: Specat shqiptare me 3 lloje pesticidesh të rrezikshme

BE ngre alarmin: Specat shqiptare me 3 lloje pesticidesh të rrezikshme

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.