Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e shënimit të 26-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës.
Në një deklaratë publike, Osmani ka vlerësuar lart rolin dhe sakrificën e policëve gjatë këtyre viteve, duke theksuar se Policia ka qenë gjithmonë “mburojë e Republikës”.
“Policia e Kosovës, 26 vjet qëndresë, besnikëri dhe guxim! Nga ditët e para të themelimit e deri sot, Policia jonë ka qenë dhe vazhdon të jetë mburojë e Republikës, me përkushtim e sakrificë”, ka shkruar Presidentja.
Ajo ka përkujtuar me nderim policët që kanë rënë në krye të detyrës, ndërsa ka shprehur mirënjohje për punën e përditshme të çdo polici e police në mbajtjen e themeleve të shtetit të forta.
“Lavdi policëve të rënë në detyrë! Urime 26-vjetori i Policisë së Kosovës!”, përfundoi Osmani.