Shtatë fitore, një barazim dhe një humbje – ky është rekordi i Çabi Alonsos në sezonin e tij të parë si trajner i Real Madridit, duke llogaritur vetëm ndeshjet zyrtare. Me një përqindje fitoresh prej 77.78%, starti i tij është pothuajse historik, vetëm tre trajnerë paraardhës kanë pasur më shumë fitore në nëntë ndeshjet e tyre të para me klubin.
Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk arriti të fitonte tituj për Madridin. Rekordi më i lartë i përqindjes së fitoreve në nëntë ndeshjet e para i përkiste Santiago Solarit, me 88.89%, pas tetë fitoreve dhe një humbjeje në sezonin 2018-2019. Solari drejtoi një total prej 32 ndeshjesh atë sezon, duke regjistruar 22 fitore, dy barazime dhe tetë humbje.
Starti i Alonsos është prekur vetëm nga një javë e vështirë, me tre disfata të rëndësishme: dy kundër Barcelona (në La Ligë dhe në Kupë) dhe një humbje të thellë 1-4 ndaj Ajaksit, që shënoi eliminimin e parë evropian të Madridit që nga viti 2015.
Për krahasim, midis viteve 2008 dhe 2010, trajnerët Huande Ramos dhe pasardhësi i tij, Manuel Pellegrini, regjistruan shifra të ngjashme me Solarin (tetë fitore dhe një humbje), por asnjëri nuk mundi të sigurojë tituj. Edhe pse Pellegrini arriti 96 pikë në La Liga, kjo nuk mjaftoi për t’i sfiduar Barcelonën e Pep Guardiolës.
Starti i Alonsos tregon një fillim premtues për trajnerin nga Tolosa, ndërsa tifozët madrilenë shpresojnë që ky ritëm i lartë fitoreve të shndërrohet në sukses të qëndrueshëm gjatë sezonit.