Deputetja Blerta Deliu ka reaguar ashpër ndaj Kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar se po shmang përgjegjësinë për vonesat në konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Sipas Delisë, Kurti, si gjithmonë kur përballet me sfida apo rezultate të dobëta, po përpiqet të gjejë fajtorë të tjerë. Ajo thekson se aktualisht Kryeministri po akuzon Gjykatën Kushtetuese dhe partitë opozitare për vonesat, ndërkohë që sipas saj injoron shkeljet e njëpasnjëshme të Kushtetutës nga vetë ai dhe partia e tij.
“E vërteta për bllokimin e Parlamentit dhe institucioneve është e qartë: përgjegjësia ka një emër, Albin Kurti. Të tjerat janë propagandë e pastër,” shkruan Blerta Deliu.
Reagimi i saj vjen në një kohë kur konstituimi i Kuvendit vazhdon të jetë i bllokuar, duke shtuar tensionet politike në vend dhe debatet mbi përgjegjësitë e liderëve qeverisës.