Partia Guxo ka bërë publike listën e kandidatëve me të cilët do të garojë në zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Në garën për kryetarë komunash, subjekti politik do të prezantojë 4 kandidatë, ndërsa për asambletë komunale ka certifikuar 207 kandidatë.
Kryetarja e Guxo-s, Donika Gërvalla-Schwarz, deklaroi se ekipi i formuar përfaqëson profile të ndryshme profesionale e shoqërore, por të bashkuara nga i njëjti vizion për komunitetin, komunën dhe Kosovën.
Sipas saj, me këtë përfaqësim, Guxo synon të sjellë zhvillim, transparencë, llogaridhënie, integritet, kreativitet dhe energji të re në qeverisjen komunale, duke vendosur qytetarët në qendër të vendimmarrjes.
“12 tetori do të jetë dëshmi se guximi, përkushtimi dhe vendosmëria për punë të mira e qëllime të drejta shpërblehet me fitore,” theksoi Gërvalla-Schwarz, duke uruar sukses për të gjithë kandidatët e partisë.