Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 14:35 në rrugën nacionale Prishtinë–Pejë. Sipas Policisë së Kosovës, një kamion me targa vendore ka humbur kontrollin, ka kaluar në anën e kundërt të rrugës dhe ka goditur katër automjete tjera.
Nga përplasja, dy persona kanë pësuar lëndime të rënda, ndërsa një tjetër ka marrë lëndime të lehta. Të gjithë të lënduarit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim mjekësor.
Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe po zhvillojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit.
Policia e Kosovës ka apeluar tek të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut, të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe të tregojnë kujdes të shtuar, për të shmangur ngjarje të tilla që rrezikojnë jetën dhe shëndetin e qytetarëve.