Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Presidentja Osmani priti Nuncin Apostolik të Selisë së Shenjtë në vizitën e tij të parë në Kosovë

Qendra Info by Qendra Info
08/09/2025
in Lajme
0
Presidentja Osmani priti Nuncin Apostolik të Selisë së Shenjtë në vizitën e tij të parë në Kosovë
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim njoftues Nuncin Apostolik të Selisë së Shenjtë për Kosovën, Luigi Bianco, i cili po zhvillon vizitën e tij të parë zyrtare në vend.

Gjatë takimit, Presidentja Osmani e uroi Nuncin Bianco për detyrën e re dhe theksoi se vizita e tij do të kontribuojë në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Selisë së Shenjtë. Ajo vlerësoi gjithashtu hapjen e Misionit të Kosovës në Vatikan si një arritje të rëndësishme dhe shprehu besimin se njohja e pavarësisë së Kosovës do të forcojë më tej marrëdhëniet me Vatikanin.

Në bisedën me Nuncin Bianco, Presidentja rikujtoi vizitën e saj në Vatikan dhe takimin e veçantë me Papa Françeskun, të cilin e konsideroi një moment të rëndësishëm për zhvillimin e marrëdhënieve miqësore dhe respektin e ndërsjellë ndërmjet dy palëve.

Presidentja Osmani ritheksoi përkushtimin e Kosovës për të vijuar bashkëpunimin me Selinë e Shenjtë nën udhëheqjen e Papa Leos, duke theksuar angazhimin për paqen, dialogun ndërfetar, si dhe forcimin e vlerave universale të solidaritetit dhe humanizmit.

Related

Previous Post

Kualifikueset e Kupës së Botës 2026 – Shqipëri pret Letoninë, Sylvinho paralajmëron ndryshime në formacion

Next Post

Arma lazer “Apollo” e Australisë mund të shkatërrojë 50 dronë në minutë me energji 150 kW

Next Post
Arma lazer “Apollo” e Australisë mund të shkatërrojë 50 dronë në minutë me energji 150 kW

Arma lazer “Apollo” e Australisë mund të shkatërrojë 50 dronë në minutë me energji 150 kW

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.