Kosova ka shkëlqyer sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, duke mposhtur Suedinë me rezultat bindës 2-0.
Golin e parë e shënoi Raxhbeçaj në minutën e 26-të, duke ndezur atmosferën e zjarrtë të tifozëve. Vetëm pak minuta më vonë, në minutën e 42-të, ishte radha e Vedat Muriqit, i cili dyfishoi epërsinë dhe e çoi publikun në ekstazë.
Edhe gjatë pjesës së dytë, “Dardanët” patën disa raste të arta për të thelluar rezultatin, por sfida u mbyll me shifrat 2-0, një fitore historike që konfirmon fuqinë dhe rritjen e Kombëtares së Kosovës në arenën ndërkombëtare.