E marta do të sjellë një ditë tipike vere në Kosovë, me mot stabil, kryesisht me diell dhe temperatura të larta. Vranësira të pakta lokale do të shfaqen gjatë ditës, por pa reshje atmosferike. Temperaturat do të variojnë nga 14°C minimalja deri në 32-33°C maksimalja, duke krijuar kushte për vapë të theksuar.
Edhe rajoni do të përballet me temperatura të larta. Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe Malin e Zi, moti do të mbetet kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë. Vetëm rrallë në zonat malore mund të zhvillohen reshje të izoluara afatshkurtra.
Meteorologët paralajmërojnë se këto kushte tropikale do të ndikojnë në rritjen e ndjeshme të vapës, ndaj qytetarëve u rekomandohet kujdes gjatë orëve të mesditës.