Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve (DSHB) kanë njoftuar se sonte, rreth orës 20:30, në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë ka ndërruar jetë një i paraburgosur me inicialet L.S.
Sipas njoftimit, stafi korrektues dhe ai mjekësor kanë ndërhyrë menjëherë pas marrjes së informatës, ndërsa edhe ekipi i Emergjencës së Qytetit ka tentuar reanimimin, por përpjekjet kanë rezultuar të pasuksesshme.
Aktualisht, ekipi i Emergjencës dhe mjekja e burgut, në bashkëpunim me organet kompetente të mjekësisë ligjore dhe hetuesisë, po zhvillojnë procedurat e nevojshme për zbardhjen e rastit.
Autoritetet përkatëse kanë nisur hetimet, ndërsa autopsia pritet të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes.