Aloe vera, bima sukulente me origjinë nga Afrika, është e njohur për vetitë e saj të jashtëzakonshme shëruese. Studiues dhe mjekë të njohur kanë vënë në dukje potencialin e saj në rigjenerimin e indeve, forcimin e imunitetit dhe trajtimin e problemeve të ndryshme shëndetësore.
Vetë mjeku rus Filatov e përdori aloe për të stimuluar rigjenerimin e qelizave dhe për të ndihmuar pacientët pas sëmundjeve të rënda apo terapive agresive. Përveç kësaj, aloe është e dobishme për lëkurën, duke ndihmuar në trajtimin e djegieve, plagëve, ekzemave dhe ka efekt anti-inflamator të fuqishëm.
Studiuesit meksikanë në vitin 1996 konfirmuan se aloe vera mund të parandalojë inflamacionin duke bllokuar lëvizjen e qelizave inflamatore. Edhe murgi françeskan Romano Zago e vuri re se komunitetet ku përdorej aloe shëroheshin më shpejt nga sëmundjet. Ai zhvilloi një ilaç të veçantë nga aloe vera dhe mjaltë, i cili sipas tij mund të ndihmojë në forcimin e trupit dhe mbrojtjen nga sëmundjet.
Recetë e thjeshtë për ilaç natyral me aloe dhe mjaltë:
Përbërësit:
-
150 g gjethe të freskëta aloe
-
3 lugë gjelle alkool të distiluar (raki, vodka ose uiski)
-
250 g mjaltë natyral
Përgatitja:
-
Pastroni mirë gjethet dhe vendosini në frigorifer për 8 ditë.
-
Hiqni gjembat dhe prisni në copa të vogla.
-
Bluajini në blender së bashku me 3 lugë alkool, derisa të formohet një tul homogjen.
-
Shtoni mjaltin dhe përzieni mirë.
-
Ruajeni në një shishe qelqi të errët në frigorifer.
Përdorimi:
Pini një lugë gjelle gjysmë ore para vakteve, tri herë në ditë. Për ata që nuk konsumojnë alkool, mund të përdoret uthull molle në të njëjtën sasi.
Ekspertët rekomandojnë që aloe dhe ky ilaç të përdoren si shtesë natyrale për forcimin e imunitetit, por gjithmonë me kujdes, sidomos për ata me sëmundje kronike si koliti ose uremia.