Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

KGJK pezullon gjyqtaren Krasniqi-Jashanica pas audio-skandalit

Qendra Info by Qendra Info
09/09/2025
in Lajme
0
KGJK pezullon gjyqtaren Krasniqi-Jashanica pas audio-skandalit
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka vendosur të suspendojë nga puna gjyqtaren e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Naime Krasniqi-Jashanica, e cila u përfshi në një skandal të publikuar së fundmi me një audio-incizim që lidhet me një rast të dhunës në familje.

Në njoftimin për media, KGJK bëri të ditur se është themeluar një panel hetimor për trajtimin e rastit disiplinor ndaj gjyqtares.

“Këshilli, pas shqyrtimit dhe analizimit të rastit disiplinor, ka themeluar panelin hetimor dhe me votim unanim ka vendosur për suspendimin e subjektit të hetimit, deri në një vendim tjetër të Këshillit”, thuhet në komunikatë.

Sipas KGJK-së, ky vendim është marrë për të krijuar kushtet e nevojshme që paneli hetimor të zhvillojë hetimin në mënyrë të pavarur, objektive dhe të painfluuar nga faktorë të jashtëm.

Naime Krasniqi-Jashanica u përfshi javën e kaluar në një skandal bashkë me prokuroren tashmë në pension, Edina Jupolli. Në audio-incizim dëgjohen ato duke biseduar me një të akuzuar për dhunë në familje, ndërkohë që shfaqin ofendime dhe përçmim ndaj viktimës së rastit.

Related

Previous Post

Lazeri i neutrinos në tavolinë: Si mund të kthehen grimcat fantazmë në energji të kontrolluar

Next Post

Ndryshimet në qarkullim, takim publik në rrugën “Muharrem Fejza”

Next Post
Komuna e Prishtinës: Përfundimi i punimeve në rrugën “Agim Ramadani” më 4 maj

Ndryshimet në qarkullim, takim publik në rrugën “Muharrem Fejza”

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.