Daut Haradinaj ka reaguar sot lidhur me ndryshimet në Rregulloren e Punës së Kuvendit të Kosovës, duke vënë në pah kontrastet mes viteve 2010 dhe 2022.
Sipas Haradinajt, në prill të vitit 2010, Rregullorja e Punës nuk i siguronte asnjë partie politike serbe ekskluzivitetin për të pasur nënkryetarin e Kuvendit. Ndërsa, në korrik të vitit 2022, Rregullorja e re e Punës iu mundëson Listës Serbe të ketë nënkryetarin e Kuvendit.
Haradinaj thekson se shumica politike ka ndryshuar mes këtyre dy periudhave dhe kritikon atë që e cilëson si “patriotizëm sezonal” dhe praktika mashtruese të politikës në publik. Ai akuzon se disa veprime politike bëhen në fshehtësi, ndërsa publikisht shiten si veprime morale.