Nga muret e forta betoni në dritaret e krijimtarisë, Ulpiana Art Center ka hapur dyert për publikun sonte në Ulpianë, duke shënuar një hap të ri në transformimin kulturor të kryeqytetit.
Ekspozita e parë e këtij qendre, “Bleeding Silence” e artistit Vleri Beqaj, flet gjuhën e artit që nuk zbukuron, por dridh, prek dhe zgjon emocione.
Ky projekt nuk është vetëm një transformim i hapësirave fizike, por edhe i mendjes dhe shpirtit të qytetit, duke sjellë një dimension të ri ku e shkuara ngurtë takohet me të tashmen gjallë.
Ulpiana Art Center premton të bëhet një pikë takimi për artistët dhe komunitetin, duke kthyer një vend historik në një vatër të gjallë arti dhe krijimtarie.