CEO i Oracle, Larry Ellison, ka arritur për herë të parë titullin e personit më të pasur në botë, duke kaluar Elon Musk, kreun e Tesla-s.
Sipas indeksit të miliarderëve të Bloomberg, pasuria neto e Ellison u rrit me 101 miliardë dollarë vetëm në një ditë, duke arritur në total 393 miliardë dollarë. Kjo rritje dramatike u nxit nga një lulëzim i aksioneve të Oracle, të cilat gjatë ditës së mërkurë u rritën deri në 41%, duke shënuar rekorde intraday.
Nga ana tjetër, Elon Musk tani renditet në vendin e dytë me një pasuri prej 385 miliardë dollarësh, sipas të dhënave të Bloomberg.