Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Policia e Kosovës parandalon kontrabandë me materiale medicinale e dentare në Kamenicë

Qendra Info by Qendra Info
10/09/2025
in Lajme
0
Policia e Kosovës parandalon kontrabandë me materiale medicinale e dentare në Kamenicë
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Kosovës ka arritur të parandalojë një rast kontrabande në komunën e Kamenicës, pas një operacioni të organizuar taktikisht nga zyrtarët e SPMK–Muqivercë, në bashkëpunim me njësitet e SP–Kamenicë.

Rreth orës 17:00, në fshatin Berivojcë, është ndaluar një veturë me targa vendore, të cilën e drejtonte një mashkull kosovar. Gjatë kontrollit të automjetit, policia ka zbuluar një sasi të konsiderueshme materialesh medicinale dhe dentare, për të cilat i dyshuari nuk posedonte dokumentacion përkatës.

Pas konsultimit me prokurorin kujdestar, është urdhëruar inicimi i rastit penal, ndërsa malli i sekuestruar është dërguar për procedura të mëtejme në Doganën e Dheut të Bardhë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se operacionet e këtij lloji do të vazhdojnë me qëllim parandalimin e kontrabandës dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.

Related

Previous Post

AGK i reagon Presidentes: Shantazh i hapur publik, gjuhë e papranueshme dhe e rrezikshme

Next Post

Lutfi Haziri: “Askush s’ka të drejtë të ndërhyjë në sovranitetin e Kuvendit”

Next Post
Lutfi Haziri: “Askush s’ka të drejtë të ndërhyjë në sovranitetin e Kuvendit”

Lutfi Haziri: “Askush s’ka të drejtë të ndërhyjë në sovranitetin e Kuvendit”

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.