Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Lutfi Haziri: “Askush s’ka të drejtë të ndërhyjë në sovranitetin e Kuvendit”

Qendra Info by Qendra Info
10/09/2025
in Lajme
0
Lutfi Haziri: “Askush s’ka të drejtë të ndërhyjë në sovranitetin e Kuvendit”
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke theksuar se Kuvendi i Republikës së Kosovës është organi më i lartë kushtetues dhe askush nuk ka të drejtë të ndërhyjë në sovranitetin e tij.

“Kuvendi është ai që zgjedh presidentin, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe qeverinë. Të tjerët duhet t’i nënshtrohen Kuvendit, e jo e kundërta”, ka shkruar Haziri.

Ai e ka cilësuar si “të paprecedentë” sulmin e adresuar ndaj Gjykatës Kushtetuese para presidentes, duke paralajmëruar se një qasje e tillë ka hapur rrugë për sulme të tjera ndaj gjyqtarëve me mbiemra të veçantë, të cilët – siç theksoi ai – janë autoritete të zgjedhura nga Kuvendi me të njëjtën procedurë dhe mandat.

Haziri po ashtu ka shtuar se beson se presidentja Vjosa Osmani, në rrugëtimin e saj politik, ka qenë shpesh me “duar të lidhura”, pavarësisht se ka premtuar të jetë gardiane e pakompromis e Kushtetutës.

“Republika, mbi të gjithë!”, ka përfunduar reagimin e tij Haziri.

Related

Previous Post

Policia e Kosovës parandalon kontrabandë me materiale medicinale e dentare në Kamenicë

Next Post

Mot i paqëndrueshëm të enjten

Next Post
“Sot pasdite rrebeshe shiu, rrufe dhe erëra deri në 70 kmh”-Komuna e Prishtinës thirrje qytetarëve për kujdes

Mot i paqëndrueshëm të enjten

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.