Ushtarët e misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, kanë nisur vendosjen e tabelave të reja përgjatë vijës kufitare administrative (ABL).
Këto tabela paralajmëruese, të vendosura kryesisht në zona malore dhe pyjore, kanë për qëllim të shënojnë qartë zonën e operimit të KFOR-it dhe të ulin rrezikun e kalimeve të paqëllimshme.
KFOR ka theksuar se do të vazhdojë me këto përpjekje për të promovuar një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët në Kosovë, përfshirë patrullimet e rregullta në veriun e vendit dhe përgjatë vijës kufitare administrative.
Forcat paqeruajtëse operojnë në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), secili në rolin e vet si përgjegjës për sigurinë.