Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Fatmir Limaj reagon për pezullimin e Dialogut Strategjik: “Kosova nuk e ka luksin të humbasë Amerikën”

Qendra Info by Qendra Info
12/09/2025
in Lajme
0
Fatmir Limaj reagon për pezullimin e Dialogut Strategjik: “Kosova nuk e ka luksin të humbasë Amerikën”
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-zëvendëskryeministri Fatmir Limaj ka reaguar fuqishëm në Facebook lidhur me pezullimin e Dialogut Strategjik nga Shtetet e Bashkuara, duke e cilësuar këtë si një nga goditjet më të rënda për Kosovën në 25 vitet e fundit.

Limaj thekson se raportet me SHBA-të nuk janë thjesht çështje politike, por një amanet i brezit që solli lirinë dhe shtetin. “Ky është sinjal i qartë se besimi me aleatin tonë jetik është cenuar, dhe kjo duhet të na shqetësojë të gjithëve”, shkruan ai.

Sipas Limajt, aleanca me Shtetet e Bashkuara është themeli i sigurisë, zhvillimit dhe të ardhmes së Kosovës. Çdo veprim që e dëmton këtë marrëdhënie konsiderohet kundër interesit kombëtar.

Ai u bën thirrje institucioneve të vendit për reflektim dhe kthim në rrugën e bashkëpunimit, transparencës dhe përgjegjësisë, duke kërkuar veprime urgjente për rikthimin e besimit dhe forcimin e partneritetit me SHBA-të. “Vetëm krah për krah me aleatët tanë euro-atlantikë mund të garantojmë një të ardhme të sigurt për Kosovën. Ky është detyrim ndaj qytetarëve tanë dhe sakrificës së brezit që na solli lirinë”, përfundon Limaj.

Related

Previous Post

E Ardhmja e Përdorimit të Dronëve Kriminalë në Amerikën Latine

Next Post

KFOR dhe Zyra e BE-së në Kosovë nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi për situata kritike

Next Post
KFOR dhe Zyra e BE-së në Kosovë nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi për situata kritike

KFOR dhe Zyra e BE-së në Kosovë nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi për situata kritike

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.