Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Sport

Shaqiri dhe Ajeti shkëlqejnë: Baseli fiton 1-3 ndaj Thunit në Superligën e Zvicrës

Qendra Info by Qendra Info
14/09/2025
in Sport
0
Shaqiri dhe Ajeti shkëlqejnë: Baseli fiton 1-3 ndaj Thunit në Superligën e Zvicrës
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Baseli ka arritur fitoren e katërt në këtë edicion të Superligës zvicerane, duke mposhtur Thunin me rezultatin 1-3, në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë. Protagonistët absolutë të kuqebluve ishin futbollistët me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri dhe Albion Ajeti, të cilët vulosën suksesin ndaj një rivali të fortë.

Në minutën e 24-të, Shaqiri zhbllokoi rezultatin me një goditje të saktë, ndërsa vetëm 17 minuta më vonë asistoi për Ajetin, i cili shënoi golin e dytë duke çuar Baselin në pushimin mes pjesëve me epërsi komode.

Thuni reagoi në pjesën e dytë dhe ngushtoi diferencën me anë të Bertones, i cili shënoi nga pika e bardhë në minutën e 51-të. Megjithatë, në fund ishte sërish Shaqiri ai që vulosi fitoren, duke realizuar nga penalltia në minutën 90+8.

Me këtë dopietë, Shaqiri ka shkuar në 4 gola dhe 3 asiste në 6 ndeshje kampionati, duke u konfirmuar si lider i padiskutueshëm i skuadrës. Nga ana tjetër, Ajeti regjistroi golin e tij të dytë sezonal me fanellën e Baselit.

Related

Previous Post

Rubio viziton Izraelin, Netanyahu kërkon qëndrimin e Trump për aneksimin e Bregut Perëndimor

Next Post

Zyrtarët amerikanë dhe kinezë takohen në Madrid për bisedime tregtare dhe TikTok

Next Post
Zyrtarët amerikanë dhe kinezë takohen në Madrid për bisedime tregtare dhe TikTok

Zyrtarët amerikanë dhe kinezë takohen në Madrid për bisedime tregtare dhe TikTok

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.