Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me protestën e organizuar në Hagë, ku bashkatdhetarët kërkuan lirimin e krerëve të UÇK-së.
Në një reagim të shkurtër, Haradinaj shprehu mbështetjen e tij të plotë për ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke theksuar rëndësinë e drejtësisë për ta.
“Drejtësi për çlirimtarët. Mirënjohje për ju të gjithë,” shkroi Haradinaj.