Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me prokurorinë kompetente, ka zhvilluar një operacion të gjerë policor në komunat Shtime, Lipjan dhe Drenas, që rezultoi me arrestimin e pesë personave të dyshuar.
Operacioni u ndërmor pas dyshimeve për përfshirje të të arrestuarve në veprat penale “import, eksport, furnizim, transport, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse” dhe “posedim i paautorizuar i armëve”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Me urdhër të gjyqtarit kompetent, policia kontrolloi pesë lokacione, ku u gjetën dhe u sekuestruan:
-
1 automatik AK-47
-
1 pushkë e gjatë me dylbi
-
1 pushkë gjahu
-
1 revole
-
116 fishekë të kalibrave të ndryshëm
-
8 fishekë me gaz
-
2 pushkë ajrore
-
5 telefona celularë
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, pesë të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.