Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Dogana e Kosovës ndalon mbi 139 mijë produkte të falsifikuara gjatë verës 2025

Qendra Info by Qendra Info
16/09/2025
in Lajme
0
Dogana e Kosovës Godet Kontrabandën: Sekuestrohen Mallra në Han të Elezit dhe Subjekte në Mitrovicë e Prishtinë
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Dogana e Kosovës ka bllokuar mbi 139 mijë produkte të falsifikuara gjatë muajve korrik dhe gusht 2025, si rezultat i kontrolleve të detajuara dhe analizës së riskut të kryera nga Zyrat e Brendshme Doganore të Departamentit Rajonal në Prishtinë.

Sipas njoftimit zyrtar, mallrat e sekuestruara mbartnin marka të njohura ndërkombëtare, ndërsa pas verifikimit rezultuan të jenë produkte të falsifikuara. Veprimet u zhvilluan në bashkëpunim me bartësit e së drejtës së autorit dhe pronësisë intelektuale.

Sasia e mallrave të ndaluara sipas zyrave doganore:

  • Prishtina 1 – 114,900 copë, përfshirë makina elektrike për fëmijë (BMW, Audi), aksesorë me logo (Mercedes, BMW, AMG, Audi), papuçe Gezer, llak flokësh Taft, aroma veture Areon dhe produkte tekstili (Louis Vuitton, Gucci, Chanel, Cos, Reebok).

  • Prishtina 2 – 15,720 copë, përfshirë mbathje dhe të brendshme me marka Adidas, Louis Vuitton, Miu Miu, Calvin Klein, Nike, Gucci, si dhe llak flokësh Taft.

  • Prishtina 3 – 7,738 copë, mes tyre mbathje me marka Nike, Adidas, Gucci, Louis Vuitton, Emboxx, Safety Shoes dhe makina elektrike për fëmijë Lamborghini.

  • Aeroporti i Prishtinës – 1,505 copë, përfshirë mbathje (Prada, Gucci, Louis Vuitton), bizhuteri (Miu Miu, Louis Vuitton, Gucci) dhe ambalazhe parfumesh të falsifikuara (Louis Vuitton).

Në total, janë 139,863 copë mallra të falsifikuara të ndaluara dhe trajtuara sipas procedurave ligjore.

Dogana e Kosovës ka theksuar se do të vazhdojë përpjekjet për të luftuar falsifikimin, kontrabandën dhe aktivitetet e tjera të paligjshme që dëmtojnë ekonominë dhe konsumatorët në vend.

Related

Previous Post

Operacion policor në Shtime, Lipjan e Drenas: Arrestohen pesë persona për armëmbajtje pa leje

Next Post

Edi Rama: Shqipëria me rekord në procesin e negociatave me BE-në

Next Post
Edi Rama: Shqipëria me rekord në procesin e negociatave me BE-në

Edi Rama: Shqipëria me rekord në procesin e negociatave me BE-në

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.