Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Forumi Rinor i Procesit të Berlinit për herë të parë në Prishtinë, Kurti pret të rinjtë nga rajoni

Qendra Info by Qendra Info
17/09/2025
in Lajme
0
Forumi Rinor i Procesit të Berlinit për herë të parë në Prishtinë, Kurti pret të rinjtë nga rajoni
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur sot në ndërtesën e Qeverisë të rinjtë pjesëmarrës në Forumin Rinor të Procesit të Berlinit, i cili për herë të parë po zhvillohet në Prishtinë. Në forum marrin pjesë të rinj nga Kosova, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia.

Në fjalën e tij, Kurti u shpreh i kënaqur që Kosova është nikoqire e këtij takimi, duke e cilësuar si vendin e duhur ku të rinjtë e rajonit mund të takohen, të diskutojnë mbi të kaluarën dhe të punojnë së bashku për një të ardhme më të mirë.

Ai rikujtoi progresin e bërë në kuadër të Procesit të Berlinit, duke përmendur pesë marrëveshjet rajonale të nënshkruara gjatë tre viteve të fundit që lehtësojnë lëvizjen, veçanërisht për studentët dhe punëtorët. Në këtë kuadër veçoi “Marrëveshjen për Arsimin e Lartë” dhe “Njohjen e Profesioneve”.

Kryeministri theksoi gjithashtu rëndësinë e heqjes së pengesave për lëvizjen e të rinjve kosovarë drejt Bosnjës dhe Hercegovinës, duke përmendur se të rinjtë nga ky shtet kanë ardhur pa pasur nevojë për viza në Kosovë.

Në fjalën e tij, Kurti shpalosi përkushtimin e Qeverisë për të krijuar mundësi për të rinjtë përmes arsimit publik falas, bursave, arsimit dual, si dhe duke nxitur demokracinë, lirinë e medias dhe debatin e hapur.

Ai i inkurajoi të rinjtë të marrin pjesë në shkëmbime, aktivitete kulturore e sportive, si dhe të mësojnë gjuhët e njëri-tjetrit. “Me mendje të hapur dhe gatishmëri për të dëgjuar, mund t’i përballoni edhe debatet më të vështira dhe prapë të gjeni pika të përbashkëta,” tha Kurti, duke u uruar pjesëmarrësve një forum produktiv dhe një qëndrim të këndshëm në Prishtinë.

Related

Previous Post

Dyshohet se dëmtuan katër institucione financiarë në vlerë prej 300 mijë euro, ngritet aktakuzë kundër 32 personave

Next Post

Policia e Kosovës konfiskon mbi 500 kg marihuanë në Suharekë, një person në arrati

Next Post
Policia e Kosovës konfiskon mbi 500 kg marihuanë në Suharekë, një person në arrati

Policia e Kosovës konfiskon mbi 500 kg marihuanë në Suharekë, një person në arrati

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.