Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Sekuestrohen armë dhe municion pas një rasti të shtënave, dy persona në kërkim

Qendra Info by Qendra Info
18/09/2025
in Lajme
0
Sekuestrohen armë dhe municion pas një rasti të shtënave, dy persona në kërkim
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Kosovës ka sekuestruar një arsenal armësh dhe municionesh në Prizren, në kuadër të hetimeve për një rast të shtënash me armë zjarri. Ngjarja kishte ndodhur më 9 shtator 2025, rreth orës 02:45, në rrugën “Mbreti Pleurat”, ku pas informimit, njësitë policore nisën menjëherë veprimet operative.

Hetimet çuan në identifikimin e dy personave të dyshuar. Më 17 shtator, rreth orës 14:45, policia lokalizoi një veturë të dyshuar në rrugën “Enver Hadri” në Prizren, por nuk arriti të arrestojë të dyshuarit. Me urdhër të prokurorit dhe në prezencën e babait të të dyshuarit dhe avokatit, policia realizoi kontrolle në dy lokacione të ndryshme.

Gjatë kontrollit u sekuestruan:

  • Një pushkë automatike AK-47

  • Një pushkë gjysmë automatike me dylbi

  • Një pushkë gjuetie

  • 161 fishekë të kalibrave të ndryshëm

Të gjitha dëshmitë u fotografuan dhe u evidentuan nga njësia e krim-teknikës.

Dy të dyshuarit ndodhen ende në kërkim dhe ngarkohen me akuzat për:

  • “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”

  • “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”

  • “Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”.

Policia e Kosovës theksoi se mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë publike dhe parandalimin e veprimtarive të paligjshme.

Related

Previous Post

Media amerikane: Rritet pakënaqësia e Trumpit me Netanyahun

Next Post

Qeveria “Rama 4” merr votëbesimin në Kuvend për 25 minuta, ministrat betohen nesër te Presidenti Begaj

Next Post
Qeveria “Rama 4” merr votëbesimin në Kuvend për 25 minuta, ministrat betohen nesër te Presidenti Begaj

Qeveria “Rama 4” merr votëbesimin në Kuvend për 25 minuta, ministrat betohen nesër te Presidenti Begaj

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.