Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Arrestohet biznesmeni italian i dyshuar për lidhje me mafian shqiptare

Qendra Info by Qendra Info
18/09/2025
in Lajme
0
Arrestohet biznesmeni italian i dyshuar për lidhje me mafian shqiptare
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një operacion i policisë ekuadoriane ka çuar në pranga biznesmenin italian Panfilo C., i njohur edhe me pseudonimin Benny Colonico, i cili prej kohësh shihej si një personazh kontrovers në vend. Arrestimi i tij është bërë publik nga ministri i Brendshëm i Ekuadorit, John Reimberg.

Panfilo C. u ndalua në një banesë në Samborondón, ku autoritetet sekuestruan edhe tufa me para të falsifikuara. Dyshohet se ai ka pasur lidhje të drejtpërdrejta me mafian shqiptare, e përfshirë fuqishëm në trafikun e kokainës në Amerikën Latine.Biznesmeni italian nuk është hera e parë që bëhet pjesë e kronikës së zezë në Ekuador:

  • Në qershor 2023, ai u rrëmbye në një restorant italian në pronësi të tij, brenda qendrës tregtare Garzocentro në Guayaquil, dhe u la i lirë pesë ditë më pas.

  • Në janar 2023, ishte i përfshirë në një shkëmbim zjarri pranë së njëjtës qendër tregtare, ngjarje që fatmirësisht nuk pati viktima.

Panfilo C. është përfolur gjithashtu për lidhje personale me prezantuesen e njohur televizive ekuadoriane Carolina Jaume, duke shtuar edhe më shumë polemikat që e shoqërojnë.Arrestimi i tij pritet të hedhë dritë mbi mënyrën se si funksionon rrjeti i mafias shqiptare në Ekuador, një organizatë që vitet e fundit është bërë një prej lojtarëve më të fuqishëm në trafikun e kokainës në rajon.

Ky zhvillim pritet të trazojë edhe më tej skenën e sigurisë në Ekuador, një vend që prej kohësh përballet me rritjen e kriminalitetit të lidhur me kartelët ndërkombëtarë të drogës.

Related

Previous Post

Qeveria “Rama 4” merr votëbesimin në Kuvend për 25 minuta, ministrat betohen nesër te Presidenti Begaj

Next Post

Prokuroria ngre aktakuzë kundër katër personave për vrasje të rëndë në Prishtinë

Next Post
Prokuroria ngre aktakuzë kundër katër personave për vrasje të rëndë në Prishtinë

Prokuroria ngre aktakuzë kundër katër personave për vrasje të rëndë në Prishtinë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.