Sot, e premte, Kosova do të përballet me mot kryesisht me diell dhe stabil. Mëngjesi do të jetë i freskët, ndërsa gjatë ditës pritet rritje e ndjeshme e temperaturave, të cilat do të arrijnë nga 25 deri në 27 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi, moti do të jetë po ashtu me diell dhe i nxehtë. Në disa zona kontinentale të rajonit, mëngjesi parashikohet pak më i freskët, por dita do të dominohet nga rrezet e diellit dhe temperaturat verore.