Një ditë e veçantë për historinë dhe kujtimin e rezistencës shqiptare në Kosovë. Sot në fshatin Llugë në ora 12:00 do të përurohet shtatorja e heroit të kombit, Afrim Zhitia, një figurë qendrore e rezistencës kundër forcave serbe në vitet e fundit të dekadës së 1980.
Ceremonia përfshiu edhe rinovimin e obeliskut dhe mjedisit përreth, duke krijuar një hapësirë nderimi dhe reflektimi për sakrificën e tij.
Në ngjarje morën pjesë familjarë, qytetarë dhe përfaqësues institucionalë, ndërsa i pranishëm ishte edhe ish-udhëheqësi i UÇK-së në Maqedoni, Ali Ahmeti, i cili vlerësoi kontributin historik të Zhitisë.
Më 2 nëntor do të shënohen 36 vjet nga rënia e Afrim Zhitisë, i cili së bashku me Fahri Fazliun u vra gjatë përleshjes me forcat serbe në vitin 1989, duke lënë një trashëgimi të paharrueshme për kombët.