Hithra është një bimë shumëvjeçare, shpesh e keqkuptuar, por me vlera të jashtëzakonshme medicinale. E gjithë bima – gjethet, rrënjët, kërcejtë dhe lulet – ka përdorime të shumta për shëndetin. Në lashtësi, hithra përdorej si diuretik dhe laksativ, ndërsa sot përdoret për trajtimin e sëmundjeve të ndryshme, përfshirë diabetin dhe kancerin.
Përfitimet shëndetësore të hithrës
Hithra ndihmon në:
-
Pastrimin e gjakut dhe uljen e sheqerit në gjak.
-
Trajtimin e ekzemës, dhimbjeve të kokës dhe sëmundjeve të traktit urinar.
-
Uljen e inflamacionit dhe përmirësimin e funksionit të pankreasit.
-
Mbrojtjen kundër anemisë, artritit, reumatizmit, astmës, sinusitit dhe rinitit.
-
Parandalimin e rënies së flokëve, formimin e gurëve në veshka dhe problemeve endokrine.
Vlerat e rrënjës së hithrës
Rrënja e hithrës ndihmon në:
-
Trajtimin e problemeve urinare të lidhura me prostatën, përfshirë urinimin gjatë natës dhe dhimbjen gjatë urinimit.
-
Lehtësimin e dhimbjeve në kyçe dhe mbajtjen e ujit në trup.
Si ta përdorni hithrën
Smoothie me hithër:
Vendosni gjethet e reja të hithrës në një blender me lëng frutash të shtrydhur dhe një banane. Përzieni dhe pijeni ngadalë.
Çaj hithre:
Ziejini gjysmë litri ujë të distiluar. Hiqeni nga zjarri dhe shtoni një grusht gjethe hithre. Mbulojini dhe lërini të ziejë ngadalë për 30 minuta. Pini pa ëmbëlsues.
Banjë me hithër:
Vendosni gjithë bimën (përfshirë rrënjën) në ujë të ftohtë gjatë natës. Në mëngjes, ziejeni dhe përdorini për banjë të plotë ose banjë këmbësh për lehtësim të shiatikut.
Shampon me hithër:
Shtoni gjysmë filxhani me gjethe të thata në 5 litra ujë dhe vlojeni ngadalë. Hiqeni nga zjarri, mbulojini për 10 minuta, shtoni sapun me vaj ulliri të grirë dhe përdorini për larjen e flokëve.
Hithra është një aleat natyral i shëndetit, duke ofruar një gamë të gjerë përfitimesh për trupin dhe duke ndihmuar në parandalimin e sëmundjeve të ndryshme.