Në kazermën “Ushtarët e NATO-s” në Istog, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) organizoi garën tradicionale “Ujku Garues 2025”, një aktivitet i njohur i Komandës së Forcave Tokësore (KFT). Në edicionin e këtij viti morën pjesë 21 ekipe nga njësitë e FSK-së.
Fitues i garës u shpall Policia Ushtarake e FSK-së, e cila u nderua me vendin e parë. Vendi i dytë iu dha Kompanisë B nga Regjimenti i Parë i Këmbësorisë, ndërsa vendi i tretë shkoi për Kompaninë MB nga i njëjti regjiment.
Gara “Ujku Garues” u zhvillua për herë të parë në vitin 2015, si rezultat i shkëmbimit të përvojave midis nënoficerëve të FSK-së dhe kontingjentit slloven. Aktiviteti njihet për organizimin e mirë, vlerësimin e performancës, shpirti garues, profesionalizmin dhe angazhimin maksimal të ekipeve pjesëmarrëse.