E shtuna pritet të sjellë mot të qëndrueshëm dhe kryesisht me diell në gjithë territorin e Kosovës. Mëngjesi do të nisë me freski, ku temperaturat minimale do të zbresin deri në 10°C, ndërsa gjatë ditës pritet ngrohje e ndjeshme, me temperatura maksimale që do të arrijnë mes 26°C dhe 30°C.
Edhe në vendet fqinje – Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe Malin e Zi – moti do të jetë i ngjashëm, stabil dhe me diell. Në disa zona më të nxehta, veçanërisht në Shqipëri dhe pjesë të Maqedonisë së Veriut, termometri mund të ngjitet mbi 30°C.