Rusia ka ndërmarrë një sulm masiv ajror ndaj Ukrainës gjatë natës, duke përdorur dhjetëra raketa dhe qindra dronë, ku sipas autoriteteve ukrainase, tre persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur.
Presidenti Volodymyr Zelensky, përmes një deklarate në aplikacionin Telegram, njoftoi se Rusia ka lëshuar rreth 580 dronë dhe 40 raketa që kanë shënjestruar infrastrukturën kritike, objektet e prodhimit civil dhe zonat e banuara në disa rajone të vendit.
Autoritetet ukrainase theksuan se mbrojtja ajrore ka arritur të rrëzojë një numër të konsiderueshëm të dronëve dhe raketave, megjithatë dëmet materiale dhe viktimat civile mbeten të larta.
Ky është një nga sulmet më të mëdha të regjistruara muajve të fundit, ndërsa Kievi kërkon vazhdimisht mbështetje shtesë nga aleatët perëndimorë për sistemet e mbrojtjes ajrore.