Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka ndarë në rrjetin social Facebook të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) për rritjen ekonomike të vendit.
Sipas raportit, Bruto Produkti Vendor (BPV) në tremujorin e dytë të këtij viti (prill–qershor) është rritur me 4.58%. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kur rritja ishte 4.32%, këto shifra tregojnë përshpejtim të aktivitetit ekonomik.
Murati theksoi se faktet dhe shifrat dëshmojnë trendin pozitiv të ekonomisë dhe hedhin poshtë pretendimet e opozitës për ngadalësim të zhvillimit.